Vazhdon tollovia para bankave në Kumanovë

Vazhdojnë tollovitë përpara bankave. Sot një gjë e tillë është vërejtur në Kumanovë. Në fotografitë që qytetarët kanë dërguar në redaksinë e TV21, shihet se si janë grumbulluar dhjetra persona përpara një banke. Ata nuk janë të radhitur në rresht, por janë tubuar përpara hyrjes pa distancë dhe po presin për të kryer punët e nevojshme. TV21 ka raportuar për grumbullime të tilla edhe nëpër qytete tjera.