Nefi Useini dhe vëllau i tij do të qëndrojnë edhe më tej në paraburgim pasi që Gjykata e Apelit në Manastir e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Ohrit për pranimin e garancës prej 30 mijë eurove, me qëllim që të mbrohen në liri. “Vendimi me të cilën iu pranua garanca është shfuqizuar dhe lënda është kthyer me vendim në Ohër”, thonë nga Gjykata e Apelit në Manastir.




Paraburgimi prej 8 ditëve për dy vëllezërit Useini, përfundon të enjten.
Kundër tyre ka hetim për dhunë dhe mbajtje të palejueshme të armëve.