Vazhdon numri i lartë i rasteve pozitive me virus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 4.445 testime për Covid-19, prej të cilëve 1.511 raste kanë rezultuar pozitive.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 32 viktima dhe 587 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 625.255 testimeve, pozitive kanë rezultuar 130.022. Prej tyre, 106.979 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.781. Numri i rasteve aktive është 19.262./TV21