Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për shkak të intensitetit të lart të qarkullimit të qytetarëve po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin, transmeton Alsat .
Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot, ashtu sikur një ditë më parë, po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19.
Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.