Vazhdojnë paradokset me rezultatet zgjedhore: Në fshatin me 19 votues, kanë dalur 350 vota! (Foto)

Nuk kanë të ndalur paradokset me rezultatet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Një të tillë e ka denoncuar sot përmes facebookut, Stefo Jankullovski.
Paradoksi ka ndodhur në fshat të Krushevës.

“Në fshatin Ostrillci me 19 votues në listën zgjedhore, rezultati ka dalur 184 vota për VMRO-DPMNE-në dhe 174 vota për LSDM-në”, ka shkruar Josifovski. Në këtë mënyrë, del se aty kanë votuar 354 persona.