Vazhdojnë kontrollet policore në Likovë, dje 56, sot u dënuan 48 shoferë

Edhe Gjatë ditës së sotme policë nga SPB Kumanovë kanë vazhduar me kontrolle të shtuara në rajonin e komunës së Likovës. Kontrollet janë kryer për tejkalim të shpejtësisë, transmeton gazeta Lajm. Me këtë rast janë dënuar 35 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, kurse disa tjerë për vozitje pa leje.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e komunës së Likovës u sanskionuan 56 shoferë.
MPB njofton se po merr masa të vazhdueshme për të parandaluar aksidentet në komunikacion dhe apelon që të respektohen rregullat e komunikacionit.