Vazhda e rrëfimeve rrëqethëse nga Reçaku, plaga që po i lëngon ende Kosovës

Mëngjesi i 15 janarit të 1999-tës në Reçak çeli zhurmshëm.

Ende pa zbardhur mirë drita, forcat serbe kishin zbarkuar në brendësi të fshatit, nga ku kishin filluar granatimet kundër civilëve të paarmatosur.

Atë ditë të kobshme, nga dora e ushtrisë e paramilitarëve serbë, u vranë e u masakruan 45 shqiptarë.

Nuk u kursyen as gra pleq e fëmijë.

VIDEO:

Gati 21 vite më pas, mëngjeset në Reçak ngrihen nga ajo që ndodhi në ditët e ftohta të janarit të 1999-tës.

Mbi kodrën e fshatit qëndron Kompleksi Memorial i 45 viktimave të pafajshme, për të cilët i gjallë ka mbetur vetëm kujtimi.

Mina Beqirit forcat serbe ia vranë bashkëshortin si dhe dy djemtë, 12 e 15 vjeç.

Ajo i ka ende të freskëta kujtimet e asaj që ndodhi para 21 vitesh, e si atë ditë, lotët s’mund t’i përmbajë as sot.

Asaj i kujtohen edhe momentet kur ishin gjendur nën rrethim nga forcat serbe, nga i cili kishte shpëtuar djali i saj 15 vjeç, për t’u vrarë pa mëshirë në mal 4 muaj më pas.

Mina Beqiri thotë se derën për ngushëllime e përkrahje s’ia hapi askush prej liderëve.

Pajtimi me Serbinë është shumë larg për banorët e Reçakut.

Dhimbja që ata ende e kanë, ua shuan shpresat e dëshirën që një ditë Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje.

Ndonëse i shtyer në moshë e i dobët me shëndet, Nazif Veseli nga Reçaku ka një thirrje për liderët e vendit.

Masakra në Reçak, e shumë masakra të tjera gjatë luftës së fundit u bënë jehonë që ndërkombëtarët të kthenin vëmendjen nga Kosova.

Tokën e cila u la me gjak e dhimbje për ata që u vranë pa asnjë faj. /Lajmi.net/