Varhei: Shkupi të angazhohet për dialog me Sofjen për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Euro-komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhei në pres-konferencën e sotme iu bëri thirrje zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të angazhohen për dialog të drejtëpërderjtë me Bullgarinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet, pasi që kjo është në dobi të të dyjave vendeve.

“Punojmë dorë për dore me Qeverinë e Bullgarisë dhe Maqedonisë, prita Ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin javën e kaluar dhe i inkurajova që të vazhdojnë të angazhohen me fqinjin e tyre, sepse bëhet fjalë për interes të përbashkët për të gjetur një zgjidhje që është e pranueshme nga të dy palët”, deklaroi Oliver Varhei.