1. T’i drejtohesh popullit me ‘pse jo’ do të thot se populli veçmë ka vendosur “jo”.
Prandaj edhe pyesin pse?
Bëhen sikur nuk e dijnë …
2. Megjithatë Lazim Destani s’qenka bir i Ilindenit!
U thash që ky popull nuk i han forat e juaja!
3. Një mesazh për profilat fallco;
Shqiptarët janë trima, nga guximi e thonë të vërtetën dhe këtë e besoj sepse ashtu jam edhe unë.
Shtrëngone zuzën dhe kritikone liderin që ua shan më të shtrenjtat nëna; gruan e babit tuaj, motrën e dajës tuaj.
Bëhuni shqiptar me dinjitet e kurriz dhe jo servilë, sepse nuk e ka zakon shqiptari me u fsheh!!!
4. Pushteti të deh
Nëse ke qenë egoist, pushteti të bën altruist. Nëse ke qenë frikacak, pushteti të bën trim. Nëse ke qenë i mirë, pushteti të bën të keq. Nëse ke qenë i butë, pushteti të bën të ashpër. Nëse ke qenë me moral të mirë, pushteti ta prish moralin.
Nëse ke qenë i besueshëm, pushteti të bën të pabesueshëm, etj.
Gjitha këto janë pjesë të transformimit që me të drejtë ose jo, politikani u nënshtrohet dhe i realizon. Janë çështje karakteri se si kalon nëpër këto valë. Varet edhe nga individualizmi i tij, i ndërtimit të tij si politikan se a do t’i hidhet riparimit dhe korrigjimit ose të mbetet fatalist ku beteja e tij me moralin bëhet e një humbje e pashmangshme.
Zakonisht politikani i mençur ofron vullnet të mirë dhe optimizëm prandaj betejën e tij e bën publike në mënyrë që të informon popullin/sovranin. Kjo qasje atij i mundëson edhe të informohet nga ata për kërkesat që burojnë nga vet populli, aty ku buron edhe forca e tij …
Ka edhe nga ata që heshtin. Ata që heshtin, nuk heshtin për përkushtim ndaj diçkaje madhore. Përkundrazi! Heshtin nga dinakëria, frika, tjetërsimi e konformizmi. Pse jo edhe nga kapja. Janë njerëz me shpirt të vogël me sherr të madh sidomos kur nëpërkëmbin fatet e të dobtëve …
Zot na ruaj !