Vajza e Kobe Bryant sot do të mbushte 14 vjet, e ëma i bën urimin prekës

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, ka emocionuar me fjalët që ia kushtoi bijës së ndjerë, në ditën kur do ta festonte ditëlindjen e 14-të, shkruan lajmi.net.

Ajo postoi një foto të Giannës në Instagram, ndërsa i bëri dedikimin emocionues, duke theksuar se po i mungon shumë.

“Gëzuar 14-vjetorin e lindjes për vajzën time të ëmbël, Gianna . Mamaja të do më shumë sesa mund ta shpreh ndonjëherë.  Ti je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon shumë çdo ditë. Uroj që të mund të zgjohem dhe të të kem këtu me mua. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimet e tua. Më mungon gjithçka e juaja, Gigi . Të dua shumë”, shkruan Vanessa në postimin e saj.

Kobe dhe Gianna Bryant ndërruan jetë më 26 janar të këtij viti, pas një përplasje me helikopter në Calabasas. Bashkë me ta vdiqën edhe shtatë persona të tjerë. /Lajmi.net/