Ushtarët turq në veri të Sirisë kanë shpërndarë ndihma në veshje për më shumë se 350 fëmijë në 6 fshatra në zonën e operacionit “Pranvera e Paqes”, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
“Ushtarët tanë heroikë vazhdojnë të ndriçojnë fytyrat e fëmijëve. Gjithsej 372 fëmijë morën ndihma në veshje në 6 fshatra në rajonin e operacionit ‘Pranvera e Paqes'”, tha ministria në Twitter.
Megjithëse Turqia ende strehon më shumë refugjatë sirianë në botë se çdo vend tjetër, vendi po ashtu vazhdon të sigurojë ndihmë për sirianët që banojnë në zonat e pastruara nga terroristët.
Në këtë drejtim, Turqia muajin e kaluar instaloi kamera termike në qytetin verior të Sirisë, Ras al-Ayn për të zbuluar pacientët e dyshuar me koronavirus (COVID-19).