Urim nga Mickoski me rastin e Krishtlindjes katolike

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitan Mickoski me rastin e ditës së Lindjes së Krishtit – Krishtlindjes dërgoi urim deri te pjesëtarët e besimit katolik dhe ipeshkvi të Shkupit dhe ekzarkut apostolik në vend Kiro Stojanov.

“U dëshiroj në këtë festë të madhe krishtere shumë paqe, dashuri, shëndet dhe lumturi në familjet tuaja. Në këtë ditë le të na bashkojë mësimi i Krishtit për humanitet, ndërsa respekti i ndërsjellë dhe sakrifica, le të na bashkojnë vlerat tradicionale drejtë të cilave synojmë si shoqëri”, thekson Mickoski në urim.

Atdheu ynë i përbashkët Republika e Maqedonisë, shton Mickoski, i jeton ndoshta momentet më të vështira në histori si shtet i pavarur, por shpresa nuk mund të shuhet në zemrat tona.