Urim nga kryetari i Kuvendit, Xhaferi me rastin e 2 Gushtit – Ilinden

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dërgoi urime me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Ilinden.
Edhe pse këtë vit nuk ju drejtohem nga vendi i quajtur Meçkin Kamen, tha Xhaferi, megjithatë dua që së paku në këtë mënyrë t’jua uroj festën e rëndësishme të 2 Gushtit – Ditën e Republikës.
“Ilindeni është simbol i përpjekjes për një të nesërme më të mirë, për një jetë më të mirë të gjeneratave që do të vijnë. Në këtë kohë të rëndësishme me plot sfida, në këtë ditë të veçantë, të përkujtojmë dy Ilindenët: Manifestin e Krushevës dhe në idenë kryesore të KAÇKM-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, të lirë, të pavarur dhe me prosperitet, Gjithnjë duke i respektuar, duke i konsideruar dhe duke u mbështetur në të afërmit, bashkëqytetarin dhe fqinjin”, thekson kryetari i Kuvendit Xhaferi në urim.
Ai qytetarëve ju dëshiroi një ditë të gëzuar festive me familjet dhe ju dëshiroi që sa më shpejt, duke i respektuar masat, arsyen dhe sjelljen e mirë, ta tejkalojmë edhe sfidën e quajtur Kovid-19 dhe çdo festë ta shënojmë bashkërisht, me numër të madh dhe të lirë./MIA