Pothuajse gjysmën e tërë dhunës ndaj emigrantëve afrikanë gjatë udhëtimit të tyre deri në bregun mesdhetar, e kryen policia, kumtoi Agjencia për refugjatë e KB-së (UNHCR).
Sipas raportit të UNHCR-së dhe Qendrës për emigracion të Këshillit danez për refugjatë (MMC) mijëra refugjatë dhe emigrantë janë viktima të krimit ekstrem, duke përfshirë maltretim dhe dhunë seksuale ose gjinore, ndërsa në disa raste ka pasoja të vdekjes.
Raporti është bazuar ndaj pothuajse 1.600 intervistave të bëra me refugjatë dhe emigrantë.
“Në 47 për qind të rasteve, viktimat kanë paraqitur se kryerësit e dhunës janë nëpunës policorë, ndërsa në të kaluarën besohet se ata kryesisht kanë qenë trafikantë me njerëz”, deklaroi Vinsent Kohetel, i dërguar special i UNHCR-së për Mesdheun qendror, në konferencën në Gjenevë.
UNHCR kumtoi se në vitin 2018 dhe 2019 e kanë humbur jetën 1.750 persona, duke tentuar të arrijnë deri në det, por Kohetel theksoi se numrat realë me siguri janë më të mëdha.