Ulen rastet e infektimit me Covid-19 në Shqipëri, vetëm 50 raste në 24 orë

Këtë të mërkurë infektimet nga koronavirusi Shqipëri kanë një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 50 persona.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste. Kjo është shifra më e lartë që Shqipëria ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rikthim në karantinë nëse shifrat vijojnë me rritje.