Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

Raporti javor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, tregon se uji është i sigurt.

“Konform rezultateve të marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, bëjnë të ditur nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 2 nëntori e deri më 6 nëntor ka marrë 187 mostra për analizë fizike-kimike dhe 187 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije prej 43 pika matëse në Shkup.