Udhëheqësit e Vetëvendosjes nesër vijnë në tubimin e koalicionit ASH-AAA në Kumanovë

Udhëheqës të lartë të Levizjes Vetëvendosja nesër do të marin pjesë në tubimin e koalicionit Aleanca-Alternativa në Kumanovë. Në prezencë të liderëve të këtij koalicioni, Zijadin Sela e Afrim Gashi, udhëheqësit e VV-së do ju bëjnë apel kumanovarëve të përkrahin opsionin e ndryshimit shqiptar, kanë thënë nga koalicioni ASH-AAA.
Levizja Vetëvendosja prej fillimit të fushatës është duke përkrahur koalicionin ASH-AAA. Përkrahja është fuqizuar pas takimit në Prishtine mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi ku është konstatuar se dobësimi i strukturave të korruptuara politike shqiptare në Maqedoni, dobëson këto struktura edhe në Kosovë.