U ikën dënimit me burg, arrestohen sot në ora 7 të mëngjesit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 7 të mëngjesit ka arrestuar dy persona, për të mbajtur dënimit me burg për kryerjen e veprave penale – vjedhje.

“Sot (13.08.2021) në ora 07.00 në Prilep, nëpunësit policorë nga DPB Prilep në bazë të urdhrit gjyqësor, i kanë arrestuar S.J.(47) dhe Q.Sh.(50), të dy nga Prilepi për mbajtjen e dënimit me burg. S.J. është dënuar me dënim me burg prej dy vjetësh për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 236 të Kodit Penal, për vjedhje të rëndë. Ai është dërguar në Burgun e Prilepit. Ndërkaq, Q.Sh. është arrestuar për mbajtjen e dënimit e burg prej një viti për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 238 të Kodit Penal për vjedhje. Ai është dërguar në burgun e Manastirit”. thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.