U fejua gjatë verës, S4MM tregon se a e ka në plane të afërta martesën

Ajo quhet Filis dhe çiftit iu publikuan fotot nga fejesa ku shfaqeshin duke shkëmbyer unazat.

S4MM ka folur për herë të parë për për fejesën, në një intervistë për “Prive”. Reperi u shpreh se është
shumë i lumtur.

“Po, jam fejuar, janë të vërteta ato që keni parë, jam i lumtur. Jam fejuar në 6 gusht. Fejesën e bëmë familjarisht”, u shpreh S4MM dhe foli paksa edhe për të fejuarën.

“E kam njohur shumë, shumë më herët. Kemi qenë në një lidhje të gjatë. Por nuk e mbaj mend sa, nuk e di, ajo e di”, tha reperi.

I pyetur nëse po e mendojnë martesën, S4MM u shpreh se janë ende të rinj.