TVSh ime, vetëm një shqiptar nga 15 fituesit

Lotaria shtetërore e Maqedonisë, gjatë ditës së djeshme tërhoqi 15 fitues të 100 mijë denarëve që kanë skanuar llogari fiskale në aplikacionin ‘TVSH-ja ime’.

Interesante është fakti që fitues të 100 mijë denarëve janë qytetarë nga Shkupi, Velesi, Shtipi, Kavadari, Koçani, Manastiri, Velesi, Vevçani dhe Kriva Pallanka.

Loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ krahas dhuratave ditore me nga 1000, 2000 dhe 3 mijë denarëve ka edhe dhuratat mujore me nga 100.000 mijë denarëve dhe dy dhurat kryesore që kapin vlerën e tre milion denarëve.

Në këtë lojë shpërblyese qytetarët mund t’i skanojnë të gjithë llogaritë fiskale, madje edhe ato llogari fiskale ku ka zero denarë TVSh. Fondi për këtë lojë shpërblyese është gjysmë milionë euro dhe janë paraparë 3.852 dhurata ditore, dhurata mujore dhe dy dhurata kryesore.

Loja shpërblyese do të zgjasë deri më 14 dhjetor të vitit 2020 ndërsa për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, qytetarët së pari duhet të jenë të regjistruar në sistemin ‘e-tatimi personal‘, të jenë përdorues të aplikacionit ‘TVSH-ja ime‘ apo ‘Moj DDV’, dhe më pastaj shfaqet njoftimi për pjesëmarrje në lojën shpërblyese dhe kushtet për pjesëmarrje.