TV21- policia sekuestron 1.3 tonë kokainë në Krushopek të Sarajit

Burime policore kanë njoftuar se për momentin është duke u zhvilluar një aksion i madh policor në Saraj të Shkupit. Siç transmeton Gazeta Lajm, aksioni më saktësisht është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek. Nuk ka informacione zyrtare, por jozyrtarsiht bëhet fjalë për një ton të konfiskuar kokainë. Droga ka arritur nga Amerika Jugore, përmes Barit në Mal të Zi dhe është fshehur në Kurshopek.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek.