Një tërmet tjetër me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën lindore turke Bingöl, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive (AFAD) në një deklaratë në faqen e saj të internetit njoftoi se tërmeti ka ndodhur në rrethin Karlıova.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 7,01 kilometrash.
Kujtojmë që një tërmet me magnitudë 5,7 ballë goditi dje të njëjtin rajon, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe duke lënduar rreth 20 të tjerë.