Turqia regjistron mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 6.436 infeksione të tjera me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 803 raste simptomatike, transmeton Anadolu. Numri i rasteve të reja vazhdoi të shënojë rënie, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në mbi 2,38 milionë me shifrat e fundit. Ndërkaq, 8.812 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,26 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.997, me 165 viktima të reja. Në gjithë vendin janë kryer 148.636 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 27,37 milionë. Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.201, në krahasim me 2.265 sa ishte një ditë më parë.