Turqia i thotë Rusisë se sulmet në Idlib duhet të ndalen

Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në konfliktin në Siri, por kanë bashkëpunuar që të arrihet një zgjidhje politike.

Megjithatë, ofensiva e fundit e Qeverisë siriane në Idlib ka rritur tensionet ndërmjet Ankarasë dhe Moskës.

“Ne i thamë Rusisë se agresioni në Idlib duhet të ndalet dhe se një armëpushim i qëndrueshëm duhet të arrihet”, tha Cavusoglu për gazetarët në Mynih, teksa po merr pjesë në Konferencën për Siguri, përcjell rel.

Lidhur me situatën në Idlib, zyrtarët turk dhe rusë do të bisedojnë të hënën në Moskë, shtoi Cavusoglu.

Rusia mbështetë presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia mbështetë forcat rebele, që për pothuajse nëntë vjet po luftojnë për ta rrëzuar nga pushteti al-Assadin.

Loading...