Forcat turke të sigurisë sekuestruan 18 tonë alkool etilik të kontrabanduar në një operacion në Stamboll.
Ekipet e xhandarmërisë lokale nisën operacion pasi morën një lajmërim për përpjekje të mundshme për të shitur alkool etilik prodhuesve të paligjishëm të pijeve alkoolike dhe mjeteve sanitare për pastrimin e duarve.
Pas mbikqyrjes teknike dhe fizike, forcat e sigurisë bastisën një depo në rrethin Ataşehir të Stambollit.
Me këtë rast u sekuestruan 18 tonë të alkoolit etilik, ndërsa tre të dyshuar u arrestuan.
Vlera e tregut të alkoolit etilik të sekuestruar raportohet të jetë 1,9 milion lira turke (278.000 dollarë).