Turqi, arrestohen 12 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Së paku 12 të dyshuar u arrestuan për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që ndodhet pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, theksuan sot autoritetet turke, transmeton Anadolu Agency (AA)

Në një deklaratë, drejtoria provinciale e sigurisë në Van tha se të dyshuarit u arrestuan gjatë operacioneve të njëkohshme në provincat Van dhe Hakkari nën koordinimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Publik të Vanit.

Teksa dhjetë të dyshuar u mbajtën në paraburgim, dy u liruan me kusht të kontrollit gjyqësor, thuhet më tej në komunikatë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën 251 njerëz u martirizuan dhe afër 2.200 u plagosën.