Autoritetet Shëndetësore në Turqi kanë bërë të ditur për 1.517 raste të reja dhe 36 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar në 265.515 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 6.245 atë të viktimave deri më tani. Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.017 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 241.809. Deri më tani, Turqia ka kryer 6.835.674 teste, përfshirë 107.814 në 24 orët e fundit. Aktualisht, 896 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 7,4 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.
Rajon-Botë Turqi, 36 viktima dhe 1.517 raste të reja me koronavirus