Turqi, 126 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia konfirmoi sot 126 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur totalin e 1 769 viktimave në vend.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të koronavirusit u rrit në 78 546 pasi 4 353 më shumë njerëz u testuan pozitivë për virusin”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca pas takimit të Bordit Shkencor për Koronavirusin, në Ankara.

“Deri më tani, janë shëruar gjithsej 8 631 pacientë”, shtoi Koca.

Në njësitë e kujdesit intensiv po trajtohen aktualisht 1 845 pacientë.