Përfaqësuesi i Francës u pa duke e mbajtur këmbën kur u zëvendësua nga Bandiougou Fadiga.
“Me Mbappen mendoj se nuk ka të bëjë me lëndim, por më shumë si masë paraprake”, ka deklaruar Tuchel, përcjell lajmi.net.
“E njëjta ndodhi edhe me Kean. Ai mori shumë goditje, të cilat ishin të dhimbshme. Ai dëshironte të vazhdonte, por unë i thash jo”.
“Tani nuk është koha për shumë rreziqe. Unë vërtetë shpresoj që ne nuk do të kemi ndonjë lëndim të ri te lojtarët”.