Trump: Nuk vaksinohem tani, do ta bëj në kohën e duhur

Pas raportimeve se Donald Trump dhe stafit tjetër I Shtëpisë së Bardhë do të ofrohej vaksina e koronavirusit të hënën, presidenti amerikan ka postuar në Twitter se: “Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. Unë kam kërkuar që të bëhet kjo rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e duhur. Faleminderit!”, transmeton lajmi.net.

Megjithëse Trump ka pasur koronavirus dhe kështu nuk ka nevojë të ketë vaksinë, marrja e tij ka për qëllim të mbjell besim tek amerikanët se vaksina është e sigurt.

Megjithatë Trump tha se ai “pret ta bëjë këtë në kohën e duhur”.