Trondit Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, i jep emrat e atyre që ishin në dijeni për vrasjet që ndodhën në Kosovë-ja thirrja e tij

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me një shkrim të publikuar në gazetën “Bota sot”, që lidhet me vrasjet para dhe pasluftës.

Maralusha shkruan se vrasjet që u kryen në trojet shqiptare ishin në dijeninë e plotë të Xhavit Halitit, Fatos Klosit, Azem Sylës, Hashim Thaçit dhe BIA-s serbe.

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan tregon se si njohës i fushës është i gatshëm të marr përgjegjësi për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike, kriminale që ndodhën në trojet e shqiptare. Ai më këtë thirrje i drejtohet Kuvendit të Kosovës që t’i japë mundësinë që të angazhohet në këtë çështje.

Ja shkrimi i tij:

Image

Muharrem Maralusha

FOTO GALERI

Në këtë postim, shumë gjana janë të vërteta por dhe shume gjana janë një imagjinate e autorëve të ndryshëm, duke i marrë parasysh dhe deklaratat e shumta të Klosit, te Xhavit Halitit, Naim Miftarit dhe të do tjerëve. Këta emra që i përmenda janë duke dhanë (me anë të postimeve) informata vetëm për një gjë: me i mbulu gjurmët e autorëve të vrasjeve të vërteta që ndodhen gjatë luftës dhe pasluftës. Asnjë vrasje/eliminim që ndodhi në trojet Shqiptare (unë e përfshij Shqipërinë dhe Kosovën si troje Shqiptare).

Disa vrasje kanë ndodhe në trojet e Shqipërisë së sotshme, por shumica e vrasjeve kanë ndodhë në trojet e Kosovës {Dardanisë). Me dijeninë e plotë të personave si Xhavit Haliti, Klosi, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe BIA (UDBA) e Serbisë (që ishte sunduese në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi) të gjithë ata që u eliminuan gjatë luftës së 90-tave dhe deri gjatë ditëve të para të 2000-ve, pse ishin atdhetarë dhe armiq të Serbisë dhe të Organizatës Kllosjane.

Në qoftë se Kuvendi (Parlamenti i Kosovës është i sinqertë dhe më të vërtetë ja donë të mirën e kombit Shqiptar unë jam më se i përgatitur më e udhëheqë një zyre që specifikisht do të merret për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike/kriminale që ndodhën në trojet e shqiptare. Unë, kërkova prej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës që të më japin një autorizim për më e bë një Vetting të vërtetë në Kosovë për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike/ekonomike/kriminale në Kosovë gjatë viteve të 90-ta dhe ato që ndodhën pas luftes (duke përfshi dhe vrasjet e komandant Drini dhe kolonel Tahir Zemaj.

Kërkesa e ime u pranua nga Kadri Veseli, dhe Isa Mustafa, por nuk u pranua nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Kadri Veseli, Azem Syla dhe do tjerë nuk ishin në dijeni për propozimin/kërkesën time, pse kjo kërkesë nuk u pranua? Ndoshta këta persona e kanë mizën nder kapuç dhe kanë dijeni të plotë për këto gjana të ndyta/tradhtare që ndodhën në Kosovë për fitime politike dhe financiare. (ps: me kujtohet deklarata e Xhavit Halitit ku tha se “çdo njeri i ka nga disa miliona). Me shitje të gjinsve askush nuk bëhet milioner.

Image