Tripunovski: Prej sot hyjmë në institucione, pas 12 prillit vjen ripërtëritja e vërtetë e vendit

Që sot do të hyjmë në institucione, ndërsa puna e parë që do ta bëjmë do të jetë ta shqyrtojmë gjendjen në ministritë drejtpërdrejtë, brenda për të ndërmarrë hapa të cilët do të thonë e nesërme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, deklaroi zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski në Kuvend pas emërimit të zëvendësministrave plotësues në Qeverinë teknike.

Sipas Tripunovskit, Qeevria teknike që u zgjodh sot, nuk do të bëjë çudira, as nuk do të mund t’i zgjidhë, siç tha, problemet e shtresuara. Zaev, theksoi Tripunovski, tashmë nuk është kryeministër, por trashëgimija e tij e hapave dhe politikave të gabuara ende sundon në vend.

Zaevi është mposhtur, shtoi, por sistemi i tij duhet të mposhtet në zgjedhje.

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në kontekst të risistemimeve në MPB gjatë tre ditëve të fundit, nënvizoi se “nevojitet periudhë e caktuar për shqyrtim të gjendjes, pas çka, për më së shumti disa ditë, zyrtarisht do të kumtohen për në pjesën më të madhe vendimet e dhëna joligjore”.

Sipas zëvendësministres plotësuese të Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, qytetarët duhet të jenë të sigurt se asnjë pagesë nuk do të shkojë jashtë suazave të ligjit.

“Gjithçka që do të jetë për mitmarrje të qëllimeve zgjedhore, do të stopohet. Do të punojmë vetëm në suaza dhe në pajtim me ligjin, asgjë jashtë saj”, tha Dimitrievska Koçoska. .