Tri raste të reja me COVID-19 në Kinë, 27 në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut ka konfirmuar 27 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa në Kinë, vendin e origjinës, janë regjistruar 4 të infektuar të rinj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të gjitha rastet në fjalë në Kinë janë regjistruar në provincën Jilin në verlindje të vendit.

Numri i deritanishëm i rasteve ka shkuar në 82.933, ndërsa aktualisht janë duke u trajtuar 91 pacientë. Deri më tani, në Kinë jetën e kanë humbur 4.633 persona.

Ndërkaq, disa raste të reja që së fundmi janë konfirmuar në Wuhan, qytetin e origjinës së virusit, kanë ngritur shqetësime për një valë të dytë të mundshme.

Qeveria kineze ka deklaruar se do të testojë gjithë qytetarët në Wuhan, qytet me 11 milionë banorë. Testet e acidit nukleik që filluan dje është planifikuar të përfundojnë brenda dhjetë ditëve.

27 raste të reja në Korenë e Jugt

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri të ditur për 27 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe tha se nuk është regjitruar asnjë viktimë e re.

Nga rastet në fjalë, 22 janë të brendshme, kurse pesë të tjerat kanë origjinë nga jashtë. Siç thuhet, 17 raste janë zbuluar në një zonë në Seul ku gjendjen bare dhe klube të natës.

Gjithsej, vendi ka konfirmuar 11.018 raste dhe 260 të vdekur si pasojë e virusit.

Ndërkohë, linja më e madhe ajrore e Koresë së Jugut, Korean Air Lines, e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave për pasagjerët, duke filluar nga java e ardhshme.

Masa do të vlejë vetëm për pasagjerët e fluturimeve të brendshme, ndërsa po planifikohet të zbatohet edhe në fluturimet e jashtme.

Pas shfaqjes në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 300 mijë njerëzve deri më tani.