Tre të mitur rrëmbejnë dhe keqtrajtojnë një vajzë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme tre të mitur nga Shuto Orizarja kanë rrëmbyer dhe fizikisht e kanë sulmuar një vajzë.

“Më 05.09.2021 janë privuar nga liria dy të mitur dhe janë marrë në bisedë zyrtare, pasi bashkë me një adoleshent më 04.09.2021 në një shtëpi në Shuto Orizare kanë rrëmbyer një të mitur. E mitura është dhënë te prindërit, ndërsa në koordinim me Prokurorin Publik dhe Qendrën për Punë Sociale po ndërmerren masa shtesë për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. /SHENJA/