Transporti ajror në ditën e parë të Vitit të Ri po zhvillohet rrjedhshëm

Komunikacioni ajror në ditën e parë të Vitit të Ri po zhvillohet rrjedhshëm. Janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara.

Në aeroportin e Shkupit, sipas informatave nga ueb-faqja e tyre, sot në mëngjes janë realizuar të gjitha fluturimet mes të cilave për në Geteborg, Londër dhe Larnakë, ndërsa ateruan aeroplanë nga Kopenhaga, Frankfurti, Berlini, Doha dhe Larnaka.