Tramp dhe Putin publikuan komunikatë të përbashkët

Presidenti amerikan Donald Tramp dhe ai rus Vladimir Putin lëshuan një deklaratë të përbashkët dje në kujtim të trupave amerikane dhe sovjetike nga Lufta e Dytë Botërore në luftën kundër Gjermanisë naziste, si shembull se vendet e tyre mund të bashkëpunojnë.

Në deklaratën e përbashkët është shënuar përvjetori i takimit më 25 prill të vitit 1945, kur ushtarët sovjetikë që përparonin nga Lindja dhe trupat amerikanë që lëviznin nga Perëndimi u takuan në urën mbi lumin Elba në Gjermani me amerikanët.

“Kjo ngjarje paralajmëroi humbje vendimtare të regjimit nazist. Fryma e Elbës është shembull se si vendet tona mund t’i anulojnë dallimet, të ndërtojnë besim dhe të bashkëpunojnë në kërkimin e qëllimeve më të larta”, thuhet në deklaratën e përbashkët.