Trajneri turk i klubit Galatasaray, Fatih Terim, i cili ishte diagnostikuar me koronavirus të ri (COVID-19), është liruar nga spitali ku trajtohej.
Në deklaratën e bërë nga spitali ku ai trajtohej u rikujtua se trajneri me përvojë ishte transferuar në spital më 23 mars pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.
Pas testeve të bëra sot, është vendosur që ai të lirohet nga spitali.
Në kuadër të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse testi sërish ka rezultuar pozitiv pas 7 ditëve, Terim nuk ka treguar simptoma dhe prandaj do të vazhdojë të trajtohet nga shtëpia.
Fatih Terim 14 ditë do të qëndrojë në karantinë.