Tragjedia në Rramanli, shoqet e klasës kujtojnë Suejlën që humbi jetën dje (Video)

24 shkurt 2020 – Mbi karrigën ku ulej Suejla Bajrami nga fshati Vishticë, shokët e shoqet e saj të klasës sot vendosën lule. Fotografia e 12 vjeçares, e cila u shua dje në tragjedinë që ndodhi në Rramanli të Kumanovës, ka mërzitur gjithë nxënësit dhe kolektivin e shkollës fillore “Kultura” në fshatin Mateç të Likovës. E, shoqja e bankës sot nuk ka mundur të vijë në shkollë, për shkak të mërzisë. Pikëllimi i kishte kapluar të gjithë, shkruan gazeta LAJM.

 

Kujdestari i klasës VII-3, Kujtim Qazimi e ka shumë të vështirë të hyjë në klasë. Ai e di se Suejla nuk do jetë më aty.

Arsimtari, rrëfen se Suejla e kishte njoftuar dy ditë para tragjidisë se do të shkonte te gjyshërit e saj në fshatin Rramanli, ku humbi jetën.

 

12 vjecarja Suejla Bajrami nga fshati Vishticë ndërroi jetë në tragjedinë që ndodhi paraditën e së dielës nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës, ku u lënduan edhe vëllai dhe nëna e saj. Nga shpërthimi i bombolës humbën jetën gjithsej 4 persona dhe 8 tjerë u lënduan./Gazeta LAJM

Gazetar Reshat Ibrahimi, operator: Amir Idrizi, 24 shkurt 2020.

 

Tragjedia në Rramali, shoqet e klasës kujtojnë Suejlën që humbi jetën dje (Video)

Tragjedia në Rramanli, shoqet e klasës kujtojnë Suejlën që humbi jetën dje (Video)

Posted by Lajm TV on Monday, February 24, 2020