Tragjedia e trefishtë në familjen Cara, flasin fqinjët: Dyshimet se ku e morën infeksionin

Një familje nga Rubiku u shua si pasojë e infektimit me Covid brenda pak ditësh, ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Hamit Cara 81 vjeç, Dushe Cara 73 vjeçe dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit.

Ka pasur reagime të shumta në media dhe mediat sociale, lidhur me tragjedinë familjare, ndër më të rëndat që kur nisi pandemia.

Teksa ka folur për mediat, një fqinj i tyre ka treguar ngjarjen në fjalë.

Ai bëri me dije se gruas i kishte vdekur i vëllai si fillim dhe më pas djali e burri dhe dyshimet e para janë se familja Cara u infektua në ceremoninë mortore të vëllait të Dushes.

“Si fillim, Dushes i vdiq vëllai. Më pas i vdiq djali, burri dhe më pas vetë ajo. Djali ishte në spital në Rrëshen, ndërsa zonja vdiq tek ‘Shefqet Ndroqi’”, ka treguar fqinji i familjes Cara./a.m/NOA.al