Tragjedi e rëndë në Gjermani, treni mbyt nënën me dy fëmijë

Një karrocë e gjelbër për fëmijë qëndron pranë binarëve – dëshmia e fundit se të shtunën rreth orës 18.00, në stacionin “Mannheim-Luzenberg” ka ndodhur një tragjedi e rëndë.

Një nënë 30-vjeçare po kalonte binarët e trenit me vajzën e saj njëvjeçare dhe djalin e saj trevjeçar, duke dashur të shkonte në drejtim të rrugës “Stationsstrasse”.

Pastaj erdhi një tren mallrash, i cili goditi nënën dhe fëmijët – që të tre vdesin nga goditja e fuqishme, shkruan “Bil”.

Nuk ka ndonjë indikacion se dikush tjetër mund të ketë pasur gisht në këtë tragjedi, hetuesit supozojnë se bëhet fjalë për një aksident.

Identiteti i viktimave ende nuk dihet. Sipas hetimeve të para, dyshohet se bëhet fjalë për një grua nga Europa Juglindore.