Tomë Gashi: Nuk ka ma Amelika, nuk ka ma Gleneli

Avokatin e afërt me Vetëvendosjen, Tomë Gashi siç duket e ka gëzuar fort fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar duke përmendur edhe emrin e emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

“RRNOFT AMERIKA! Nuk ka ma amelika amelika. Nuk ka ma gleneli gleneli”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se para zgjedhjeve, Kurti kishte dalë haptazi në përkrahje të Joe Biden në zgjedhjet në Amerikë.

Kurti kishte pasur përplasje të ashpra me Grenellin pikërisht për çështjen e dialogut, dhe disa herë kishte marrë reagime të ashpra nga ai.