Tolga flet për planet për një fëmijë të dytë

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka vendosur ndryshe nga çdo herë tjetër t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij në llogarinë në ‘Instagram’.

Këtë mënyrë për t’u qëndruar sa më afër fansave po e praktikonte më shpesh Almeda, mirëpo gjatë kësaj periudhe izolimi, edhe Tolga është bërë aktiv.

Tolga ka treguar se është e papërshkrueshme ndjenja e të qenurit baba dhe uroi që të gjithë meshkujt ta provojnë këtë ndjesi.
I pyetur nëse dëshiron të jetë babai i një vajze, aktori u përgjigj se dëshiron jashtëzakonisht shumë dhe shpreson që në të ardhmen kjo të ndodhë.

Ndryshe ka folur edhe për Almedën.

Tolgahan ka pohuar se Almeda dallon për pastërtinë që mban në shtëpi. Sayisman nuk i ka shpëtuar pyetjeve dhe rreth familjes së tij, Abazit dhe djalit të vogël, Efehan.