Tiranë, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj turmës

Protestuesit zhvendosen pranë Drejtorisë së Policisë Tiranës. Përshkallëzohet protesta. Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj turmës së protestuesve.

Ora 18:55 – Protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë

Protestuesit kanë dalë sërish në rrugë në ditën e pestë të protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kaluan përpara Ministrisë së Brendshme. Në shenjë simbolike, disa prej protestuesve u shtrinë përtokë përpara hyrjes kryesore të Ministrisë së Brendshme.

Prej andej, turma e protestuesve u drejtua për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.

Me parrulla në duar, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Deri tani nuk ka patur akte dhune dhe përplasje mes forcave policore dhe protestuesve. /tvklan.al