Tiankai: Kina do ta mposhtë koronavirusin e ri

Kina do e fitojë luftën kundër koronavirusit, deklaroi ambasadori kinez në SHBA, Cui Tjankai, në intervistë për “Pi-Bi-Es”.

Lloji më ri i virusit ende nuk është përhapur dhe Kina bënë përpjekjet të mëdha për parandalimin e tij. Hapen spitale të reja dhe strehimore të përkohshme për pranimin e të infektuarave. Numri i të infektuarve vazhdimisht ndryshon dhe Pekini bën përpjekjet që të jep sa është e mundur informacione më të sakta për të infektuarit, deklaroi ambasadori.

Sipas tij, e gjithë popullata në vend është e bashkuar me një qëllim në luftë kundër sëmundjes.

“Për ne kjo është sfidë e madhe. Mijëra punëtorë mjekësorë kinezë, ushtarë dhe qytetarë nga profesione të ndryshme çdo ditë janë nën mburojën e luftës”, deklaroi ambasadori.

Sipas tij, Kina bashkëpunon me shumë vende dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për zgjidhjen e këtij problemi.

I pyetur nëse ishte surprizë që virusi po përhapet me shpejtësi të tillë, Tjankai u përgjigj se “bota po përballet me virus absolutisht të ri dhe në zbulimin e tij autoritetet kineze kanë mobilizuar me shpejtësi burimet dhe pajisjet e nevojshme për të monitoruar situatën”.

Ai shtoi se vazhdimisht po përmirësohet efektiviteti në trajtimin e sëmundjes.