Thirrja e Kim Kardashian pas përhapjes së pandemisë

Të famshmit po shfrytëzojnë rrjetet sociale që t’i shpërndajnë këshillat që i japin organet kompetente për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ata vazhdojnë të bëjnë thirrje që të qëndrojnë pranë brenda dhe t’i marrin seriozisht masat e caktuara.

“Ju lutem të gjithëve, veçanërisht njerëzve të rinj dhe të shëndetshëm, ju lutem pranoni udhëzimet dhe qëndroni në shtëpi, nëse kujdeseni për shëndetin e nënës, babait, gjyshërve, morave, vëllezërve dhe komunitetit”, ka shkruar ndër të tjera Kim.

Ajo bën apel që nëse ju duhet të shkoni në punë, shikojeni ushqimin dhe gjërat esenciale si dhe të mos injorohet këshilla për të qëndruar brenda.

Kim shton se nuk duhet harruar se ky virus nuk e diskriminon askënd, pavarësisht racës, moshës, gjinisë, e të tjerë,

Ashtu sikurse gjithë të tjerët edhe Kim përfundon këtë mesazh duke thënë se do ia dalim mbanë bashkë.