Theren me thika dy persona në Prishtinë, arrestohen sulmuesit

Dy persona në Prishtinë janë sulmuar me thika nga disa persona të tjerë. Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK ndërsa pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.
Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.