Thanë se u ndanë por Dafina dhe Dj.Geek vazhdojnë t’ua bëjnë kokën lëmsh të gjithëve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Dj, Geek ishin në një romancë dashurie, shkruan lajmi.net.

Lidhja e dyshes nuk zgjati shumë dhe ata treguan se më nuk janë bashkë.

Pavarësisht kësaj ata kanë treguar se gëzojnë raporte të mira shoqërore edhe pas ndarjes mirëpo komentet që ia shkruajnë njëri-tjetrit e thonë të kundërtën.

Fansat po dyshojnë se ata nuk janë ndarë për asnjë moment dhe kanë vendosur që lidhjen e tyre ta shijojnë në qetësi, por se çfarë po ndodh saktësisht mbetet të shihet së shpejti.