Thaçi uron dy kadetët për diplomimin në West Point (VIDEO)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar kadetët e rinj të kosovarë të diplomuar në West Point.

“Jam shumë krenar me rininë tonë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Arritjet si kjo nuk janë vetëm personale, por janë ngjarje të rëndësishme, të cilat republika jonë e re do t’i ruajë gjithmonë”.

“E ardhmja e Kosovës është e sigurt falë rinisë sonë dhe përkrahjes së miqve, si SHBA-ja”, ka shkruar Thaçi në rrejtin social Facebook.