Thaçi tregon pse u tërhoq nga kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

I pyetur në T7, se pse u tërhoq nga plani për gjendjen e jashtëzakonshme, Thaçi u përgjigj se një gjë e tillë ndodhi pas “krijimit të rrethanave të reja”.

Sipas Thaçit, ai u tërhoq nga propozimi pas përplasjeve “mes partnerëve të koalicionit dhe zhvillimeve brenda të qeverisë”.

Presidenti i Kosovës ka thënë se kishte përpjekje “për t’i dhënë konotacion politik të paqëndrueshëm” propozimit të tij.

Rrethanat e reja, sipas tij, e shtynë atë të zhvillonte konsulta shtesë. “Kishte opinion që të pritej edhe pak”, ka treguar Thaçi.

“Mendoj ende se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet”, ka shtuar Thaçi.

“Jemi në orë policore me vendim antikushtetues. Kishte shkelje të rëndë të kushtetutës nga ana e kryeministrit (Albin) Kurti”, ka deklaruar Thaçi.