Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi, priti sot në selinë e partisë, Ambasadorin e Gjermanisë, z.Thomas Gerberich.
Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit si dhe për rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe EU.
Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet gjithmonë e përkushtuar në përfundimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, duke vënë në pah se procesi Euro-Atlantik është edhe përcaktim i programit të Partisë Demokratike Shqiptare. Përveç kësaj, z.Thaçi tha që zgjedhjet e 12 prillit janë shumë të rëndësishme për debllokimin e çështjeve aktuale.
Ambasadori Gerberich, foli për mbështetjen e Gjermanisë në përcaktimin Euro-Atlantik dhe bashkëpunimin midis dy vendeve për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Në bisedim e sipër, palët u pajtuan që rruga Euro-Atlantike dhe zgjedhjet e prillit janë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut por edhe Ballkanit Perëndimor.